“Ne do të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore”, Berisha: Në spitale u dërguan policë gjoja të plagosur

18 Prill 2026 | 12:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin e tij social u shpreh se gjatë zhvillimit të protestës së opozitës ditën e djeshme, në spitalin e Traumës dhe në spitalet e tjera janë dërguar policë gjoja të plagosur.

Gjithashtu, kreu i Partisë Demokratike theksoi se PD do të vazhdojë me kryengritjet e saj paqësore deri në triumfin e plotë.

“Për të maskuar aktet e tyre shtazarake, sollën policë gjoja të plagosur, por asnjëri prej tyre nuk kishte asnjë lloj plage dhe u bënë qesharakë para personelit shëndetësor të Spitalit të Traumës dhe spitaleve të tjera.

Edhe njëherë, shpreh nderimin tim më të madh për protestuesit trima dhe guximtarë. Të dashur miq, sot PD është forca politike e vetme në rrugë. Qëndron e fuqishme përballë dhunës dhe terrorit policor. Qëndron e fuqishme përballë mafies shtetërore më të rrezikshme në Evropë. Qëndron e fuqishme përballë mafies së fjalës së lirë që shpif, trillon nga mëngjesi gjer në darkë dhe manipulon kundër opozitës së fuqishme shqiptare.

Por ne vazhdojmë të palëkundur këtë betejë. Vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore në kilometrin tonë të fundit gjer në triumfin e plotë tonë.

Edhe njëherë, për ata që abuzojnë me kilometrin e fundit, u them prapë në qoftë se e bëni nga padija, kjo është normale.

Por në qoftë se e bëni nga keqdashja, kilometri i fundit për PD do të thotë se kjo parti kaloi beteja të cilat ngrihen në kufijtë e legjendës.

Në kilometrat e mëparshëm, në përpjekjen për asgjësimin e saj, dështuan ata që donin ta asgjësonin. Në kilometrat e mëparshëm, në përpjekjen për ta shndërruar në fasadë opozitë apo për ta unifikuar me qeverinë, dështuan ata që tentuan këtë gjë.

Në kilometrat e mëparshëm, ata që vazhduan përpjekjet për asgjësim duke i marrë flamurin dhe logon dhe vulën, të cilët arritën përkohësisht ta përçajnë, përsëri dështuan sepse ajo është e bashkuar. Në kilometrat e mëparshme kjo opozitë bëri gjithçka për t’i faktuar botës se Shqipëria është narkoshtet dhe se zgjedhjet në Shqipëri janë një farsë elektorale.

Sot janë 7 rezoluta ndërkombëtare që pohojnë plotësisht deklarimet tona. Në kilometrat e mëparshme, përpjekjet e mëdha të mafies ndërkombëtare dhe të qeverisë kriminale për të izoluar PD u hodhën mënjanë.

Sot jemi forca politike më e mbështetur se kurrë më parë nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në rajon, në Evropë dhe në botë.

Ndaj dhe të vazhdojmë me vendosmëri të palëkundur në misionin tonë historik të përmbysjes së diktaturës së dytë në Shqipëri, diktaturës së narkosit Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë me ministren Evis Sala për sistemit shëndetësor publik

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar këtë të premte kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit një kërkesë për të zhvilluar një interpelancë me Ministren...
11:20 | 12/06/2026

Berisha reagon për vendimin e DASH: U korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pak minuta më parë përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e DASH. Berisha theksoi se...
09:45 | 12/06/2026

35-vjetori i PS, Rama: Mision, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e Europës së Bashkuar

Kryeministri Edi Rama këtë të premte përmes një postimi në “Facebook” në kuadër të 35-vjetorit të Partisë Socialiste ka uruar çdo anëtar të PS duke e cilësuar...
08:42 | 12/06/2026