Projekti “Portave e Alpeve”, Rama: Investim 100 mln euro për turizmin malor

19 Prill 2026 | 10:30

Kryeministri Edi Rama tha në podkastin e tij ‘Flasim’ se projekti “Porta e Alpeve” është një investim madhore që synon transformimin e turizmit malor.

Ai shpjegoi se projekti është i bashkëfinancuar me Bankën Europiane të Investimeve dhe kap vlerën e 100 milionë eurove, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës rrugore, transportit, ujësjellësit, menaxhimit të ujërave të zeza, si dhe restaurimin e trashëgimisë historike të zonës.

“Porta e Alpeve përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë me një investim masiv prej 100 milionë eurosh, i bashkëfinancuar me Bankën Europiane të Investimeve, për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, me fokus turizmin malor. Është një projekt për të cilin kemi punuar për një kohë të gjatë, që synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe me pjesën tjetër të vendit, padyshim duke krijuar aksese të lehta dhe të qëndrueshme gjatë gjithë vitit,” tha Rama.

Sipas Ramës, kjo nismë ka potencialin për të dhënë një nxitje të madhe zhvillimit ekonomik dhe turizmit në veri.

“Kjo është qasja e integruar e një projekti që nuk trajton vetëm një segment, një aspekt, por ka një shtrirje gjithëterritoriale dhe synon, dhe besoj ka të gjithë potencialin, për t’i dhënë një nxitje ekstra zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë në veriun e vendit,” u shpreh Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Edi Rama të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Ndërkombëtarët të mbështesin protestën qytetare

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi aktivitetin që pritet të organizohet pasdites e sotme në sheshin Italia në Tiranë për 35-vjetorin e PS. Në...
13:16 | 12/06/2026

Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë me ministren Evis Sala për sistemit shëndetësor publik

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar këtë të premte kryetarit të Kuvendit Niko Peleshit një kërkesë për të zhvilluar një interpelancë me Ministren...
11:20 | 12/06/2026

Berisha reagon për vendimin e DASH: U korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pak minuta më parë përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e DASH. Berisha theksoi se...
09:45 | 12/06/2026