Kuqezinjtë në formë, Asllani, Uzuni dhe Gripshi vendimtarë me skuadrat e tyre
Kampionatet europiane dhe ai amerikan kanë hyrë në fazën më vendimtare të sezonit, ku protagonistë kanë qenë edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare. Kristjan Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë për Besiktas, duke ngushtuar diferencën në ndeshjen ndaj Samsunspor. Në Rusi, Nazmi Gripshi dhuroi një asist që e kaloi në epërsi ekipin e tij, Rubin Kazan. Edhe pse ndeshja u mbyll në barazim, mesfushori kuqezi u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.
Në kampionatin amerikan Major League Soccer (MLS), Myrto Uzuni vijon të konfirmohet si një pikë kyçe e skuadrës së tij, duke dhuruar një asist në ndeshjen e fundit të Austin FC ndaj Toronto FC.
Ndërkohë, në ndeshjet e fundit, si titullarë u aktivizuan Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Nazmi Gripshi dhe Arbër Daku, ndërsa nga stoli dhanë kontributin e tyre Mario Mitaj, Ardit Pilo, Armando Broja dhe Elseid Hysaj.
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve