Operacioni “Target Group” në Shkodër, zbulohet bazë droge në banesën me qira, arrestohen dy të rinj

22 Prill 2026 | 09:45

Policia e Shtetit ka zbuluar një ambient të marrë me qira në Shkodër i cili shërbente për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike për shitje ndërsa ka arrestuar dy të rinj dhe ka shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tyre.

Gjatë operacionit të koduar “Target Group” u arrestuan në flagrancë dy shtetas: N. F., 18 vjeç dhe K. Z., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër pasi u kapën në lagjen “Manush Alimani”, me doza të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja.

Në kuadër të operacionit u shpall në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre, shtetasi L. A., 23 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte marrë me qira ambientin ku fshihej dhe përgatitej lënda narkotike në doza për shitje.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi lënde narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qese farmaceutike për paketim, 5 peshore elektronike, 2 celularë, 1 armë e ftohtë (shkop metalik), 1 motomjet i përdorur për veprimtarinë kriminale, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme hetimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, tha se protestat në Tiranë nuk mund të analizohen si një fenomen homogjen, pasi sipas tij në tubime marrin pjesë...
22:28 | 22/06/2026

Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, deklaroi se vendi i saj vijon të mbështesë Shqipërinë në fusha të ndryshme të zhvillimit, duke përfshirë forcimin...
22:20 | 22/06/2026

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026