VIDEO/ Sherr në Korçë, 19 vjeçari godet me thikë të miturin
Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Bulgarec të Korçës, pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta me një adoleshent.
Sipas burimeve, i mituri është goditur nga një 19-vjeçar dhe ka marrë tre plagë, dy në kurriz dhe një në vesh. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Korçës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani, janë shoqëruar dy persona në komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy të rinjtë janë konfliktuar fillimisht ditën e martë, ndërsa po luanin me letra në një lokal në fshat, ku debati ka mbetur verbal.
Mbrëmjen e së mërkurës, 18-vjeçari dyshohet se i ka kërkuar 16-vjeçarit të dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, ku situata ka agravuar. Sipas hetimeve paraprake, 19-vjeçari ka nxjerrë një mjet prerës dhe e ka goditur disa herë të miturin.
Ndërhyrja e personave të pranishëm ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë