Seanca plenare në Kuvend, 6 interpelanca me ministrat të kërkuara nga deputetët e opozitës
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte në seancë plenare duke filluar prej orës 10:00, me një rend dite të ngarkuar që përfshin interpelanca me ministrat të kërkuara nga deputetët e opozitës, si dhe shqyrtimin e disa projektligjeve.
Gjatë ditës janë parashikuar gjashtë interpelanca me anëtarë të qeverisë.
Interpelanca urgjente do të zhvillohen me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.
Tre interpelanca të tjera janë planifikuar me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, të kërkuara nga deputetët Kliti Hoti, Bardh Spahia dhe Erisa Xhixho.
Gjithashtu, interpelancë do të ketë edhe me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, me kërkesë të deputetit Zija Ismaili.
Në vijim, Ministri i Financave, Petrit Malaj, do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetes Jorida Tabaku në një seancë pyetje–përgjigje.
Pas interpelancave, Kuvendi do të shqyrtojë një sërë projektligjesh, mes të cilave për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Shqipëri, krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, ndryshime në ligjin për etiketimin e produkteve me ndikim në energji, ratifikimin e një konvente shumëpalëshe për lehtësimin e zbatimit të rregullit tatimor, ndryshime në ligjin për taksat kombëtare, si dhe ndryshime në ligjin për Gardën e Republikës.
Seanca mbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
Shpërthimi në kompleksin Ras Laffan në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë