Tentuan vrasjen e Hysen Mërnicës në Fier, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim babë e bir
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy shtetas, babë e bir, Afrim Cimili dhe Ali Cimili, të akuzuar për “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2025, pranë fshatit Sulaj, ku sipas hetimeve, të pandehurit dyshohet se kanë organizuar një pritë ndaj shtetasit Hysen Mërnica, i cili po udhëtonte me motomjet së bashku me nënën e tij, Suzana Mërnica.
Sipas dosjes hetimore, konflikti mes palëve dyshohet të ketë lindur më herët për çështje prone. Prokuroria bën me dije se dy të pandehurit kanë ndjekur itinerarin e viktimës dhe kanë përgatitur kushtet për sulmin.
Në momentin e ngjarjes, ata dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të Hysen Mërnicës rreth nëntë herë, teksa lëviznin me dy automjete të ndryshme. Njëri prej tyre, sipas hetimeve, drejtonte një automjet tip “Toyota” dhe ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa tjetri, me një automjet tip “Mercedes-Benz”, ka përdorur pistoletë.
Nga të shtënat ka mbetur e lënduar edhe Suzana Mërnica, e cila është rrëzuar nga motomjeti.
Prokuroria thekson se nga provat e administruara rezulton se veprimet janë kryer në bashkëpunim dhe me paramendim, ndërsa ngjarja është klasifikuar si vrasje e mbetur në tentativë.
Materialet e çështjes i janë kaluar Gjykatës së Fierit për vijimin e procedurave ligjore.
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë