SHBA nuk dalin dot nga NATO! Diplomati Kalakula: Përjashtimi i Spanjës është absurd, nuk ka bazë ligjore
Diplomati, Plator Kalakula i ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania me Franko Egron ka folur lidhur me emeilin qe po qarkullon brenda Pentagonit. Ai theksoi se kjo memo nuk duhet si një memo e një zyrtari të lartë. Sipas tij përjashtimi i Spanjës nga NATO është absurd teksa shtoi se nuk ka bazë ligjore.
“Bëhet fjalë domethënë për një email pra një memo me sa kuptohet të qarkulluar brenda Pentagonit. Por nuk duket që kjo memo të jetë për shembull e nivelit të lartë, pra të punuar nga zyrtarë të nivelit të lartë për arsye se vetë propozimi ka tre sugjerim atje si mund të ndëshkohen pra vendet e NATO. Domethënë përjashtimi i Spanjës është absurd në kuptimin sepse nuk ka bazë ligjore.
Është interesant zoti Egro që kur është negociuar traktati i Washingtonit në vitin 48, pra në Washington nga zëvendës ambasadorët e 12 vendeve që e formuan, u hap një debat i tillë për shembull nëse duhet të kishte një nen përjashtues dhe u vendos pastaj bashkarisht që nuk kishte nevojë për arsye se vendet do largoheshin vetë nga aleanca nëse do shkonin drejt një diktature të djathtë apo drejt një diktature të majtë.
Dhe kjo e ka bërë traktati të mos ketë një klauzolë përjashtuese. Pra në këtë rast nuk mund të aplikohet. Elementi i dytë që ka të bëjë me mosmbështetjen për shembull e pozicionit deritanishëm aktual amerikan për ishujt Falkland, e bëri të gjallërohej Argjentina pra presidenti Milei. Ai është një aleat i presidentit Trump po ashtu edhe i Izraelit por kjo nuk do të thotë ndonjë gjë të madhe se praktikisht Argjenina do duhet t’i marrin me luftë ato ishujt në qoftëse do të duhet”, tha ai ndër të tjera.
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut