Braho: Korrupsioni mbetet problem serioz, masa “Arrest me burg” ka rënë 53 %
Ka mbërritur në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) drejtuesi i SPAK, Klodian Braho këtë hënë. Ai shoqërohet nga Vladimir Mara, shef i seksionit kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Dorina Bejko, shefe e seksionit kundër korrupsionit, si dhe Joni Keta, drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Braho pritet që këtë të hënë të raportojë para KLP-së lidhur me veprimtarinë vjetore të institucionit që drejton. Seanca dëgjimore është planifikuar të zhvillohet më 27 prill 2026, në orën 10:00, ku kreu i SPAK do të paraqesë një përmbledhje të punës së kryer gjatë vitit 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, raportimi realizohet në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga legjislacioni për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në vend, si pjesë e procesit periodik të vlerësimit të performancës dhe ecurisë institucionale.
Klodian Braho mori drejtimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në dhjetor të vitit të kaluar, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.
Braho në raportin vjetor të SPAK: Janë sekuestruar 45.4 mln euro pasuri
Klodian Braho, kreu i SPAK, ka raportuar këtë të hënë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbi veprimtarinë e institucionit, duke vënë në dukje rritjen e hetimeve për korrupsion dhe rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë sekuestrime dhe konfiskime të konsiderueshme pasurish.
“Korrupsioni në institucione mbetet fenomen shqetësues, përfshirë funksionarë, prokurorë, gjyqtar, punonjës. Rritje prej 18% çështjet për korrupsion dhe 12% të çështjeve të përfunduara. 6 procedimet ë reja dhe 6 nën hetim zyrtarë në hetim. Rreth 50% e tyre janë dërguar në gjykatë. Rreth 10 të tjerë janë dënuar me vendim të formës së prerë.
Lufta kundër krimit të organizuar, numër më i ulët se 2024. Numri i çështjeve të përfunduara në rritje. Hetimi financiar- janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Gjatë këtij viti 45.4 mln euro të sekuestruara dhe konfiskuara, përfshirë dhe kriptovalutat me 12.4 mln euro. Vlera e pasurisë të konfiskuara 1.94 mln euro”, tha Braho.
Braho në raportin vjetor të SPAK: Masat e sigurimit “Arrest me burg” kanë rënë
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka raportuar sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) mbi veprimtarinë e institucionit për vitin 2025, duke vënë theksin te politikat penale dhe përdorimi i masave të sigurimit.
Sipas Brahos, gjatë vitit 2025 politika penale është udhëhequr nga parimi i proporcionalitetit dhe nevojës, ku masa e “arrestit në burg” është trajtuar si mjeti i fundit i sigurimit personal.
“Përsa i përket masave të sigurimit një vend qëndror, në veprimtarinë tonë, përsa i përket politikave penale, nëpërmjet masave të sigurimit, politika penale gjatë vitit 2025, është udhëhequr nga parimi i proporcionalitetit dhe i nevojës duke i konsideruar ‘Arrestin në burg’ si mjetin e fundit të sigurmit personal, kështu krahasuar me vitin 2024, masa e arrestit me burg, ka pësuar rënie si në vlerë absolute me rreth 53.4 % nga 236 raste në vitin 2024 në 110 raste në vitin 2025. Për veprat penale të korrupsionit është zbatuar masa e sigurisë arrest me burg vetëm për 15 persona të arrestuar dhe 5 të tjerë në mungesë.”-tha Braho.
Në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së Call Centerave, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika
PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës
Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
- 16:04 Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 15:54 Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen
- 15:44 Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
- 15:36 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 15:22 Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij