Debat në gjyqin e Metës, avokati Cakrani: Hiqni xhamin, vetë ISIS i turpëronte njerëzit kështu

27 Prill 2026 | 11:45

Avokati i Ilir Metës, Ilir Meta Cakrani, ka kundërshtuar vendosjen e ish-presidentit në “kafazin prej xhami” gjatë seancave në GJKKO, duke e cilësuar këtë praktikë si diskriminuese dhe të pajustifikuar ligjërisht. Sipas tij, një trajtim i tillë nuk ka bazë dhe përdoret në mënyrë të padrejtë.

“Ky xhami dhe kabina këtu nuk ka bazë ligjore. Unë e di përgjigjen që do rrëzohet kërkesa, por për turpin tonë në 2026 mbahet në izolim. Vetëm ISIS i turpëronte njerëzit kështu publikisht. Turp për drejtësinë e re. Presidenti i Republikës nuk përbën kërcënim për gjyqin. Ka një vendim në Francë, por ata i referohen terrorizmit. Ngrihuni në dinjitetin njerëzor, hiqeni nga kafazi dhe silleni pranë avokatit të tij. Kjo është gjëja minimale,” është shprehur Cakrani në sallën e gjyqit.

Nga ana tjetër, gjyqtarja Etleva Deda ka sqaruar se masa e sigurisë dhe kushtet në sallë janë në përputhje me ligjin dhe garantojnë të gjitha të drejtat procedurale të të pandehurit.

“Ligji i garanton prezencën, të drejtën e fjalës, mbrojtjes dhe mundësinë për t’u konsultuar me mbrojtjen në kushte konfidenciale edhe nga kabina e qelqtë. Kabina përmbush të gjitha kushtet për sa më sipër, dhe Metës i janë garantuar të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj,” u shpreh ajo.

Ndërkohë, gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO janë publikuar pamje ku Ilir Meta shfaqet brenda kabinës prej xhami, nga ku ka lëshuar akuza ndaj procesit gjyqësor dhe sistemit të drejtësisë.

“Me shpifje dhe gënjeshtra, një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Nga sot deri në momentin e fundit, ju ftoj të ndiqni dhe transmetoni seancën,” është dëgjuar të thotë Meta.

Ai ka theksuar gjithashtu: “Unë iu garantoj që mbaj përgjegjësi për çdo shkelje timen,” ndërsa seanca ka vijuar normalisht.

Në nisje të procesit, trupi gjykues shqyrtoi edhe kërkesën për lejimin e kamerave në sallë, në një çështje që ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe mediatike. Meta ka kërkuar që seancat të transmetohen drejtpërdrejt, duke insistuar në “transparencë të plotë”.

Sipas SPAK, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dyshohen për përdorim të ndikimit politik në favor të subjekteve të caktuara në këmbim të përfitimeve financiare, si dhe për fshehje të pasurisë dhe shpenzimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti socialist: Nesër nuk kemi antimiting, por festën e 35-vjetorit të PS-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, deklaroi se aktiviteti që do të zhvillohet në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste nuk...
22:30 | 11/06/2026

Deputeti i PS për Berishën: Nuk kemi asnjë arsye ta komentojmë këtë çështje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, u shpreh se çështja e statusit “non grata” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk përbën një lajm...
22:05 | 11/06/2026

Gazetari tregon elementët: Pse deklarata e DASH për Berishën është më shumë se një çështje vize

Gazetari Bledian Koka e konsideroi si një zhvillim me rëndësi të veçantë deklaratën e ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Euronews lidhur me statusin...
21:43 | 11/06/2026