Pas Veliajt dhe Metës, Arben Ahmetaj kërkon transmetim live të seancave për dosjen “Buka”
Pas rasteve të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish-presidentit Ilir Meta, edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka kërkuar që seanca gjyqësore për dosjen “Buka” të transmetohet drejtpërdrejt për publikun.
Avokati i tij mbrojtës, Henrik Ligori, ka deklaruar se shqiptarët duhet të kenë mundësi të ndjekin live procesin gjyqësor, duke theksuar nevojën për transparencë të plotë në shqyrtimin e çështjes.
Pjesë nga diskutimet në seancë
Avokati i Ahmetajt: Shpreh vullnetin e klientit që procesi të jetë publik. Kërkojmë që procesi të regjistrohet dhe të transmetohet drejtpërdrejt.
Dëshmitari Lirim Fezollari: Në aspektin e privatizimit të kësaj shoqërie janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme. Ka qenë një ankand i hapur. Shoqëria ka qenë 49% private dhe 50% shtetërore. Kam arritur deri në 40% në pjesën private dhe më pas ka dalë për privatizim edhe pjesa e shtetit.
Prokurori: Si jeni bërë aksioner?
Dëshmitari Lirim Fezollari: I kam blerë aksionet. Ngjitur me të kam edhe kompaninë time. Kam kompani të krijuara nga viti 1992 deri në 2004.
Prokurori: A keni dijeni për nxjerrjen në ankand të kompanisë “Buka sha”?
Dëshmitari Lirim Fezollari: Jo, nuk kam dijeni.
Prokurori: Keni pasur kontakte me familjen Myderizi?
Dëshmitari Lirim Fezollari: Jam takuar një herë në një lokal. Ishin të interesuar për takim dhe kam shkuar. Nuk e kam kuptuar çfarë kërkonin, kishin pretendimet e tyre dhe nuk doja të hyja në ato biseda. Familjen Biceri i kam takuar disa herë dhe janë njerëz të qetë. U kam thënë gjithmonë që çështjet i zgjidhni në gjykatë.
Prokurori: Keni një komunikim… “Më telefono pak, Arben Ahmetaj jam”.
Dëshmitari Lirim Fezollari: Duhet të ketë qenë në vazhdën e çështjes së pullave fiskale. Është mesazh i vitit 2018–2019.
Avokati i Ahmetajt: Ankandi ku u zhvillua?
Në ambientet e shtetit, më duket në Ministrinë e Ekonomisë. Ankandi ishte publik, në garë nuk kishte konkurrencë.
Avokati: Shpallja e fituesit më 19 gusht 2015, si shkuan procedurat?
Dëshmitari Lirim Fezollari: Bëmë kontratat, urdhërpagesat etj. Pjesa e familjeve nuk është paguar, është ndarë nga pjesa tjetër. Pjesa e mbetur është ende edhe sot.
Avokati: Si ishte njohja juaj me Ahmetajn?
Dëshmitari Lirim Fezollari: Me Ahmetajn vetëm kur kemi pasur probleme me çështjen e pullave fiskale.
Avokati: SMS e parë është në nëntor 2019, katër vite pasi jeni shpallur fitues në ankand. Ju thotë: “Arben Ahmetaj jam, më telefono pak”.
Dëshmitari Lirim Fezollari: Nuk e kisha numrin e tij, s’di çfarë të them. Nuk kisha komunikuar më parë me të”.
Dosja “Buka” lidhet me akuzat për shpërdorim detyre ndaj Arben Ahmetajt ndërsa çështja pritet të vijojë në seancat e ardhshme, ndërsa kërkesa për transmetim live mbetet në shqyrtim nga gjykata.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut