Dosja ‘Buka’/ Gjykata kalon për gjykim në themel çështjen e Arben Ahmetaj

25 Korrik 2025 | 15:48

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të çojë për gjykim në themel çështjen penale ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të çojë për gjykim në themel çështjen ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj

Në seancën e të premtes së kësaj jave, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela miratoi kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme më 21 dhjetor 2023, duke pranuar dërgimin për gjykim.

Ahmetaj akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjykata urdhëroi formimin e fashikullit të gjykimit në themel, përfshirë aktet e hetimit dhe të seancës paraprake, si dhe depozitimin e vendimit dhe fashikullit në sekretarinë gjyqësore brenda një afati dhjetëditor.

Sipas njoftimit të gjykatës ky vendim është i paankimueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026

Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë

Edhe këtë vit çmimi i grurit për fermerët e fushës së Maliqit është shumë i ulët në krahasim me koston e prodhimit. Sipas fermerëve në...
10:57 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026