KLP vendosi pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi që prokurori i Sarandës, Sali Hasa të pezullohet nga detyra.
Vendimi u mor me votë unanime, për shkak të masës së sigurisë “arrest me burg” që është dhënë të hënën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.
Sali Hasa ra në pranga të shtunën, së bashku me katër persona të tjerë. Mbi të rëndon akuza për korrupsion pasiv ndaj funksionarëve të drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Në pranga prokurori i Sarandës, akuzohet për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë
Korrupsion dhe trukim ndeshjesh, GJKKO lë në burg prokurorin e Sarandës dhe 4 të tjerë
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk