Zbardhen tre raste vjedhjesh në Sarandë, arrestohen dy persona në flagrancë

27 Prill 2026 | 14:54

Policia e Sarandës ka zbardhur tre raste vjedhjesh të portofolave dhe celularëve, ndërsa ka arrestuar në flagrancë dy shtetas të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto ngjarje, të cilët rezultojnë me precedent penal për këtë fushë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pick Pocket” ku si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy shtetasve të dyshuar për vjedhje:

A. P., 58 vjeç dhe E. S., 45 vjeç, të dy banues në Fier. Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se më datë 25.04.2026 i kanë vjedhur celularin shtetasit S. P., banues në Sarandë. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ata kanë vjedhur edhe portofola me shuma parash dy shtetasve të tjerë, në datat 19.04.2026 dhe 28.01.2026, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, Sarandë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026

Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë

Edhe këtë vit çmimi i grurit për fermerët e fushës së Maliqit është shumë i ulët në krahasim me koston e prodhimit. Sipas fermerëve në...
10:57 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026