Çelet sezoni i hipizmit në Korçë, rritet interesi për këtë sport me garues të shumtë

27 Prill 2026 | 17:10

Është çelur sezoni i hipizmit në Shqipëri, ku mbi 30 garues nga trojet shqiptare kanë marrë pjesë në garën e organizuar në Korçë.

Vitet e fundit ky sport ka qenë në rritje, për shkak të investimit për pista, organizimit të garave të ndryshme apo dhe promovimit të bërë nga Federata e Hipizmit.

Dashamirës dhe garues tregojnë se tanimë ky sport po “zë rrënjë” duke kërkuar që në të ardhmen të jetë një profesion apo të fitojnë edhe çmime ndërkombëtare.

“Gara e sotme është çelja e Sezonit të Hipizmit ka pjesëmarrës nga Kosova, Tirana dhe Korça. Janë 30 kalorës që marrin pjesë, fëmijë, të rritur dhe me eksperiencë. Hipizmi siç e shihni nga gara në garë ka zhvillim më të madh, ka organizime të reja, pjesëmarrës të rinj. Ka e turistë që vijnë, në Shqipëri është më lirë se jashtë shtetit vijnë mësojnë të kalerojnë”, tha një trajnues hipizmi.

“Unë jam Junia Kavazi, jam nga Korça, kam një vit e gjysmë që merrem me kuaj. Jam 10 vjeç. E kam hobi, kur të rritem do bëhem kalorëse”, tha vajza.

“Jam nga Tirana por jetoj ne Angli, vij kastile të bëj mësime kam sjellë e kalin tim. Kam gjetur mikpritje. Vij vërdallë nëper Europë, për mësime, e gjeta rastësisht, vijmë rrimë një muaj, jemi shume te kënaqur. Synojmë të shkojmë me lart e nëpër Europe”, u shpreh qytetari.

Hipizmi përveçse si një sport së fundmi në juglindje shihet edhe si një atraksion i ti turistik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në procesin gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”. Gjatë...
11:00 | 17/07/2026

Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë

Edhe këtë vit çmimi i grurit për fermerët e fushës së Maliqit është shumë i ulët në krahasim me koston e prodhimit. Sipas fermerëve në...
10:57 | 17/07/2026

Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin kanë prezantuar këtë të premte bilancin e punës për periudhën maj-qershor 2026, në...
10:55 | 17/07/2026