KLP dhe KLGJ mbledhje të përbashkët, në fokus çështjet e prapambetura dhe rritja e eficiencës
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi këtë të martë mbledhjen e parë të përbashkët me Këshillin e Lartë Gjyqësor për vitin 2026, kushtuar diskutimit të çështjeve që lidhen me procesin e vlerësimit etiko-profesional dhe rritjen e eficiencës në trajtimin e çështjeve të prapambetura.
Mbledhja u hap me fjalët përshëndetëse të Kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, si dhe Shefit të Seksionit për Integrimin Evropian, Çështjet Politike, Shtypin dhe Informimin, Andre Rizzo.
Në fjalën e saj, Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, theksoi rëndësinë e procesit të vlerësimit si hallkë themelore për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e besimit publik.
“Procesi i vlerësimit, me gjithë sfidat që mbart, është baza mbi të cilën ndërtohet jo vetëm karriera dhe meritokracia në sistem, por edhe vetë modeli i magjistratit që drejtësia shqiptare synon të konsolidojë. Përmes një procesi vlerësimi të besueshëm dhe përmes bashkëpunimit institucional, ndërtohet drejtësia që qytetarët presin prej nesh”, u shpreh Bogdani.
Gjatë sesioneve të punës u trajtuan sfidat që shoqërojnë procesin e vlerësimit etiko-profesional, gjendja aktuale e vlerësimeve dhe çështjeve të prapambetura, nevoja për harmonizimin e standardeve ndërmjet dy këshillave, përmirësimi i metodologjive të vlerësimit, si dhe masa konkrete për përshpejtimin e proceseve dhe rritjen e eficiencës institucionale.
Diskutimet u ndalën gjithashtu te masat administrative mbështetëse dhe digjitalizimi si instrumente të rëndësishme për modernizimin e proceseve. Në fokus ishte rëndësia e procesit të vlerësimit si instrument kyç për garantimin e standardeve profesionale, meritokracisë dhe llogaridhënies, si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit ndërinstitucional për funksionimin koherent të arkitekturës së reformës.
Punimet e mbledhjes u ndoqën gjithashtu nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kontribuuan me diskutime dhe rekomandime në funksion të objektivit të përbashkët për forcimin e standardeve të sistemit të drejtësisë dhe avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në përmbyllje, u nënvizua se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve të vlerësimit mbeten elementë kyç për zhvillimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë.
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro
- 20:09 Ambasada e SHBA i bën thirrje qytetarëve të saj: Shmagni demostratën në bulevard
- 20:03 Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
- 19:50 Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 19:42 Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë