Çitaku i përgjigjet Kurtit: PDK nuk pranon nënshtrim politik
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili fajësoi opozitën për bojkot dhe mosnjohje të rezultatit zgjedhor.
Ajo e akuzon Kurtin si “shkelës serial të Kushtetutës”, duke thënë se ai nuk e ka problem përmbysjen e rendit kushtetues dhe paralajmëron se PDK nuk do të lejojë cenimin e rendit kushtetues në vend.
Çitaku rikujtoi gjithashtu se PDK, edhe nga opozita, ka mbështetur disa procese të rëndësishme shtetërore, përfshirë miratimin e buxhetit dhe marrëveshje ndërkombëtare, madje edhe në procedura të përshpejtuara.
“Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet”, ka shkruar ajo.
“Albin, nëse ka një njeri që nuk e njeh rezultatin zgjedhor në Kosovë, ai je ti. Falë atij rezultati, ti e udhëheq Qeverinë dhe Kuvendin. Po 51% nuk janë 100%. Kush është shtetar, institucionalist dhe respekton Kushtetutën, nuk dëshmohet vetëm nga e kaluara e largët, por mbi të gjitha nga veprimet e sotme. Si opozitë, pa asnjë kusht, kemi votuar zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe dje, madje edhe me procedurë të përshpejtuar. Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet. Si shkelës serik i Kushtetutës, nuk e ke problem ta përmbysësh edhe rendin kushtetues. Por këtë nuk do ta lejojmë. Ky vend dhe kjo Republikë janë ndërtuar me mund e me gjak. Dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohen”, tha Çitaku.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në reagimin e saj thekson se, ndonëse Kurti drejton ekzekutivin dhe legjislativin mbi bazën e rezultatit zgjedhor, kjo nuk nënkupton dominim të plotë politik.
Ajo shton se përqindja e fituar në zgjedhje nuk mund të përkthehet në kontroll absolut të institucioneve.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut