Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK: Kurti nuk dëshiron kompromis me partinë tonë

28 Prill 2026 | 19:10

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk po e dëshiron Vjosa Osmani për një mandat të ri presidencial.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Lushaku-Sadriu tha se Kurti “nuk dëshiron kompromis me LDK-në”, duke e akuzuar atë për qëndrim të ngurtë politik. Sipas saj, kryeministri ka tentuar të “përmbysë rendin kushtetues” dhe se situata aktuale nuk përbën vetëm krizë politike, por “krizë të një njeriu që s’pranon rend e ligj”.

Më herët ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi partitë opozitare se me mospjesëmarrje në seancën për zgjedhjen e presidentit po tregojnë se “nuk kanë qëllim tjetër përveç se bllokimit”.

Në një konferencë për mediat sot, Kurti u pyet për 15 nënshkrimet e prezantuara një natë më parë nga LDK-ja.

Kreu i LVV-së tha se LDK nuk tregoi se për cilin kandidat të saj për president ishin nënshkrimet, duke shtuar se ato nuk i janë dërguar atij apo shefes së deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavcit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026

Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë

Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
09:51 | 19/06/2026