Marrëveshja Fincantieri-Kayo, Rama: Pashalimani, qendër ekselence për prodhimin e anijeve
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të mërkurë në firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë Ficantieri dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese.
Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi këtë marrëveshje si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, duke theksuar se ajo nuk lidhet vetëm me forcimin e sigurisë dhe Forcave të Armatosura, por edhe me zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.
“Kemi arritur në një pikë të rëndësishme për të ardhmen jo vetëm për aparatin e sigurisë së Shqipërisë, të Forcave të Armatosura, por edhe për ekonominë dhe të ardhmen e të rinjve të Shqipërisë.
Është nënshkruar marrëveshja me Fincantieri për të krijuar në Shqipëri një shoqëri të re, Fincantieri Albania, së bashku me agjencinë tonë të KAYO-s, për të prodhuar këtu në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, anije lundruese që janë në dobi të shoqërisë shqiptare, por edhe të ushtrive të vendeve aleate.
Ajo që e bën këtë marrëveshje të veçantë është edhe fakti që kjo marrëveshje kërkon të përcaktojë një vullnet dhe një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka të re, diçka të veçantë, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare këtu në territorin tonë, por që do të shërbejë edhe për kantieret e tjerë, për inovacionin që ajo sjell.
Kjo marrëveshje hap rrugën edhe për një diskutim të ri për arsye ekonomike për të dy kompanitë, pasi do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet në mënyrë konkrete, nga dy anijet e para që do të ndërtohen për forcat tona të armatosura, duke çuar në 7 numrin e anijeve të flotës tonë. Është një numër optimal për sa i përket peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe dhe më pas, sigurisht, prodhimi do të vazhdojë më tej për eksport”, u shpreh Rama.
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve