“313 ka regjimin më të rreptë nga të gjitha burgjet”, Hoxha: Meta i vetëm në qeli dhe i izoluar

29 Prill 2026 | 15:52

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se mbajtja e Ilir Metës në qeli është e panevojshme në kushtet kur të gjitha provat janë dokumentuar dhe ish-presidenti nuk mund të intimidojë dëshmitarët.

Pamja e Metës në sallën e gjyqit lidhet sipas tij, me kushtet ku po mbahet në burgun 313, që ka regjimin më të rreptë nga të gjitha burgjet, dhe me faktin se ish-zyrtari i lartë qëndron i vetëm në qeli dhe pothuajse në izolim të plotë.

“Mbajtja në izolim e Metës nuk ka shkak, nuk rrezikon të ikë, nuk ka mundësi të tjetërsojë provat se janë dokumentuar, nuk ka mundësi të kërcënojë dëshmitarë, se edhe me ata ka mbaruar punë SPAK.
Mund të kishte zgjedhur edhe ai paraburgimin e Durrësit apo Fierit, ku mund të kishte kushte më të mira. Ai nuk ka pranuar të largohet që aty, vendosi të qëndronte te 313 që ka regjimin më të rreptë se të gjitha burgjet. Ndaj tij është ndjekur një mënyrë shumë strikte, ai ka deklaruar se i janë ushtruar kontrolle në qeli, është privuar nga disa të drejta që atij ia lejon rregullorja brenda, që nga ajrimi. Meta ka qëndruar në qeli i vetëm, problematikë më vete se ka qenë i izoluar. Pamja e tjetërsuar e Metës vjen edhe nga mungesa e daljes në diell dhe koha e qëndrimit në ajrim ka qenë e kufizuar, hapësira në 313 ku dalin në dhomë ajrimi të burgosurit është shumë e vogël”, tha Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026