S’ka datë për negociatat, vetoja e Bullgarisë për RMV bllokon edhe Shqipërinë
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë arritur sërish të marrin një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për të nisur negociatat me familjen e Bashkimit Evropian.
Shkak u bë vetoja e Bullgarisë për problemet që ka me Maqedoninë e Veriut. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Jashtme e Portugalisë, Ana Paula Zacarias e cila theksoi se u vendos që të shtyhet data për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
“Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizës së negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Shqipëria nuk arriti dot të merrte një datë për negociatat me Bashkimin Evropian nën presidencën e Portugalisë dhe tani sytë janë drejtuar tek Sllovenia, e cila pritet të marrë drejtimin e presidencës së Bashkimit Evropian.
Sa i takon Shqipërisë, të gjitha vendet e unionit ishin “pro” mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, përfshirë këtu edhe vendet më skeptike siç ishte Holanda, por mosmarrëveshjet e krijuara mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut frenuan qartazi përpjekjet e vendit tonë, që të hapte një kapitull të ri në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën këtë të martë në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme në Luksemburg, por këmbëngulja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut arriti deri aty sa të bllokonte caktimin e një date konkrete për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut të njohë zyrtarisht se gjuha e saj ka rrënjë bullgare, kurse Maqedonia e Veriut nga ana tjetër thotë se Bullgaria po pengon të drejtën e saj për vetëvendosje dhe duke bllokuar bisedimet e anëtarësimit nuk po tregon as “miqësi as vëllazëri”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus