Dita e punës nis me bllokadë simbolike në rrugët e Prishtinës

1 Maj 2026 | 12:26

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar me rastin e Dita Ndërkombëtare e Punës, duke theksuar se këtë ditë e kanë nisur me një bllokadë simbolike në rrugë për të, siç thanë, “kumtuar të vërtetën e klasës punëtore”.

Sipas deklaratës së tyre, punëtorët në Kosovë po përballen me kushte gjithnjë e më të vështira jetese, përfshirë paga të ulëta, mungesë sigurie sociale, çmime të larta dhe, siç pretendojnë, shpërfillje nga institucionet dhe shfrytëzim nga sektori publik dhe privat.

Në reagim theksohet se kategori të ndryshme shoqërore, përfshirë gratë, punëtorët e sektorit privat, pensionistët dhe grupet e margjinalizuara, përballen me forma të ndryshme të padrejtësive dhe përjashtimit.

Kolektivi vlerëson se ekonomia po zhvillohet në dëm të shumicës së qytetarëve, ndërsa përfitimet, sipas tyre, po përqendrohen tek një pakicë.

Po ashtu, ata njoftuan se protesta e paralajmëruar është suspenduar si grumbullim simbolik, duke e cilësuar këtë si një moment reflektimi për të rikthyer, sipas tyre, fuqinë reale të protestës dhe organizimit të klasës punëtore.

Në fund, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri thirrje për bashkim dhe organizim të punëtorëve, duke theksuar se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes veprimit të përbashkët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026

Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë

Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
09:51 | 19/06/2026