Detaje të reja nga tragjedia në Durrës: Autori rezulton me nivel të lartë alkooli, i njohur për shkelje të rregullave të qarkullimit
Nikoll Radaçi, i cili aksidentoi tre fëmijë të mitur rreth moshës 10 vjeç në Durrës, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.
Sipas burimeve për Euronews. bëhet e ditur se testi i alkoolit është kryer disa herë dhe ka treguar një nivel prej 0.7, mbi kufirin e lejuar sipas Kodit Rrugor, i cili përcakton se masat mbi 0.3 sjellin penalitete, ndërsa mbi 0.5 konsiderohen vepër penale që mund të shoqërohet me arrest në flagrancë.
Ndërkaq, 57-vjeçari Radaçi është i njohur si recidivist në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe më herët është gjobitur disa herë për shpejtësi dhe shkelje të tjera në trafik.
Nikoll Radaçi, mësohet se më parë është ndëshkuar në tre raste, konkretisht në vitin 2020 për shkelje të nenit 146 (Parakalim i gabuar) dhe në vitin 2022 në dy raste për shkelje të nenit 140/9 (Shpejtësi tej normave të lejuara). Në të dy rastet është ndëshkuar me masë administrative në vlerat 6000 dhe 8000 lek, si dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj.
Zona ku ndodhi ngjarja është një zonë e banuar dhe shpejtësia e kufizuar është 20-30 km/h. Nga ekspertiza paraprake dyshohet se autori ka qenë me mbi 60 km/h kur ka ndodhur aksidenti.
LEXONI GJITHASHTU
Aksident tragjik në Durrës. Humbin jetën dy fëmijë. Shoferi ishte i dehur. Gazetarja: Të miturit po luanin në trotuar
Tragjedia në Durrës, banorët të revoltuar: Fëmijët u vranë në trotuar!
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës