Homazhet për 2 fëmijët që humbën jetën, Koçiu: Le të respektojmë dhimbjen, do merren masa

4 Maj 2026 | 12:01

Në lagjen 15 në Durrës, në rrugën “Ohri”, dy familjet e fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik kanë hapur dyert e mortit, ku po presin të afërmit dhe miqtë për t’i dhënë lamtumirën e fundit dy të miturve.

Në shtëpitë e familjeve kanë shkuar edhe shokët dhe shoqet e shkollës të dy fëmijëve, ndërsa ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhet duke nisur prej orës 14:00.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të politikës mes të cilëve edhe zv.kryeministrja Albania Koçiu.

“Le të respektojmë dhimbjen sot, patjetër të gjitha masat do merren”, tha Koçiu në një deklaratë të shkurtër për mediat.

Në një mesazh në faqen e vet në Facebook Koçiu shprehet se qëndron pranë familjeve të fëmijëve të ndjerë në këtë moment të rëndë.

“Në këtë ditë të rëndë që ka tronditur çdo familje shqiptare, ndava nga afër dhimbjen me familjet që humbën engjëjt e tyre.

Është një dhimbje që nuk shpjegohet, nuk ngushëllohet e nuk kalon me asnjë fjalë apo përpjekje njerëzore. Kur jeta këputet në lulëzimin e saj më të pafajshëm, çdo ngushëllim është i vogël dhe i pafuqishëm.

Prindërit mbajnë mbi supe një peshë që asnjë zemër nuk duhet ta njohë. E vetmja gjë që mbetet është të qëndrojmë pranë tyre dhe të lutemi që të gjejnë forcë për të jetuar me këtë plagë që do të mbetet gjithmonë e hapur.

Kjo tragjedi është një thirrje e dhimbshme që na përball me nevojën e domosdoshme për më shumë përgjegjësi, për respekt të palëkundur ndaj rregullave, standardeve dhe ligjit, por mbi të gjitha për një ndërgjegje më të lartë njerëzore. Është detyra jonë e përbashkët të kërkojmë dhe të garantojmë standarde të larta sigurie në çdo hapësirë, duke mos lejuar asnjë neglizhencë me pasoja të parikuperueshme për jetën”, shkruan Koçiu në Facebook.

K.N, 9 vjeç dhe E.M, 12 vjeç janë dy fëmijët e vegjël që jeta iu ndërpre si pasojë e aksidentit të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës ndërsa i plagosur rëndë mbeti shoku i tyre 8-vjeçar, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha hyrjet në prag të protestës

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të...
08:30 | 27/07/2026

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë

Lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është pezulluar për shkak të protestës së doganierëve grekë. Nga ora 05:00 deri...
07:30 | 27/07/2026