Të dënuar për drogë në Itali dhe Tiranë, arretohen dy persona në kryeqytet

4 Maj 2026 | 16:22

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se dy të arrestuarit janë të dënuar për krime në fushën e narkotikëve në Itali dhe në Tiranë.

Mësohet se njëri prej të arrestuarve u kap në Laprakë. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Ankonës, Itali me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar ekstradimin e tij drejt Italisë.

I arrestuari tjetër është një 26-vjeçar. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Rrjeta”, për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar. Të dënuar me rreth 12 vjet burgim, për krime në fushën e narkotikëve, në Itali dhe në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas. 

Si rezultat i kërkimeve të bazuara dhe te puna policore operative, të kryera nga strukturat në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me synim lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, si dhe Forca e Posaçme Operacionale finalizuan operacionin e koduar “Rrjeta”, gjatë të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-Klodian Hoxha, 43 vjeç, i kapur në Laprakë, pasi Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuan procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali;

-F. B., 26 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026