Nevil Dede rikthehet në Superligë, zyrtarizohet si trajneri i ri i Egnatias
Egnatia ka zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin e ri të ekipit, Nevil Dede, i cili zëvendëson në këtë detyrë Edlir Tetovën.
Klubi rrogozhinas ka bërë të ditur lajmin duke publikuar edhe foto nga momenti i firmosjes së kontratës, mes trajnerit të ri dhe presidentit Agim Demrozi.
Dede rikthehet në Superligë pas eksperiencës së fundit në Kosovë me FC Ferizaj, ndërsa më herët ka drejtuar skuadra si Tirana, Laçi, Luftëtari, Dinamo, Elbasani dhe Bylis.
Klubi nuk ka bërë publike detajet e kontratës, por tekniku 51-vjeçar do të marrë menjëherë drejtimin e ekipit në dy javët e fundit të kampionatit, si dhe në fazën “Final 4”, ku Egnatia synon mbrojtjen e titullit.
“Një kapitull i ri fillon sot. Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie dhe objektiva të qarta”, shkruan klubi kampion në fuqi.
Aktualisht, Egnatia mban vendin e tretë me 54 pikë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në “Final 4”. Skuadra është gjithashtu finaliste e Kupës së Shqipërisë, ku do të përballet me Dinamon.
Debutimi i Dedes në stol pritet të vijë të mërkurën në ndeshjen ndaj Partizanit.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në