Seanca në Kuvend, deputetët e opozitës kërkojnë Ramën në interpelancë
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ku në fokus pritet të jetë interpelanca e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike me kryeministrin Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë vetë i pranishëm, pasi interpelancën ia ka deleguar Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.
Në rendin e ditës është parashikuar gjithashtu edhe një interpelancë tjetër me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe një seancë pyetje–përgjigje me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Seanca e sotme përfshin një numër të gjerë projektligjesh, mes të cilëve ndryshime në Kodin Rrugor, ligjin për shtetësinë dhe mekanizma të rinj për reagimin ndaj krizave të furnizimit me lëndë djegëse.
Gjithashtu pritet të shqyrtohen disa projektligje për reforma në sistemin e inspektimit, identifikimin elektronik dhe shërbimet digjitale, si dhe ndryshime në ligjin për taksat kombëtare dhe akcizat.
Në rend dite janë edhe disa projektvendime për zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të pavarura, përfshirë Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe pozicione në Bankën e Shqipërisë.
Seanca pritet të përfundojë me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, ku deputetët mund të ngrejnë tema të ndryshme politike dhe sociale.
Rendi i ditës
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.5.2026.
- Njoftime.
- Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
- Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
- Seancë pyetje–përgjigje me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
- (Pika e ndërmjetme e rendit – procedurale sipas Rregullores së Kuvendit)
- Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA 2021–2027”.
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, ‘Për shtetësinë’”.
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.
- Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin ‘Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë’”.
- Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.
- Projektligji “Për një shtesë në ligjin ‘Për taksat kombëtare’”.
- Projektligji “Për një ndryshim në ligjin ‘Për taksat kombëtare’”.
- Projektligji “Për një ndryshim në ligjin ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’”.
- Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”.
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”.
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit” (ri-shqyrtim).
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
- Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”.
- Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.
- Projektvendim “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë për auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitet 2024–2025”.
- Projektvendim “Për miratimin e strukturës dhe organikës së ERRU (Enti Rregullator i Sektorit të Ujit)”.
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Rama: Do krijohet rezerva strategjike e naftës
I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa
- 19:25 Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA do të negociojë drejtpërdrejt me Libanin, jo përmes Izraelit
- 19:17 Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham
- 19:16 Organizata Detare: Nis evakuimi i mbi 11 mijë detarëve të bllokuar në Gjirin Persik
- 19:15 Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit
- 19:13 Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:11 Rubio: Asnjë vend nuk mund të vendosë taksa në Ngushticën e Hormuzit