Qarrishta mes braktisjes dhe kujtesës së një jete që po shuhet

10 Maj 2026 | 20:14

Fshati malor Librazhd po përballet me një nga fenomenet më të thella sociale në vend: shpopullimin e vazhdueshëm.

Në Qarrishta, dikur me qindra banorë dhe tre shkolla plot jetë, sot kanë mbetur vetëm pak familje dhe kryesisht të moshuar. Të rinjtë janë larguar drejt emigracionit në kërkim të një jete më të mirë.

Banorët tregojnë për mungesën e punës, shërbimeve dhe mundësive ekonomike.

“Të merr malli të flasësh me njerëz, nuk ka më gjallëri,” shprehet një banor.

Një tjetër banore thotë mes lotësh se ka rritur katër fëmijë, por sot nuk ka asnjërin pranë, pasi të gjithë kanë emigruar.

Sipas tyre, dikur në fshat funksiononin tre shkolla me rreth 300 nxënës, ndërsa sot kanë mbetur vetëm rreth 20 nxënës.

Shpopullimi po kthen fshatin në një vend kujtimesh, ku jeta e dikurshme është zëvendësuar nga heshtja dhe vetmia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Korçë, Bashkitë kërkojnë qendra sociale për fëmijët me autizëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit

Në takimin e parë të organit këshillues të prefektit të qarkut të Korçës u ngritën si shqetësim kryesor nevojat emergjente në fushën e mbrojtjes sociale....
17:41 | 22/07/2026