Mjeshtri i biçikletave që nuk njeh moshë

10 Maj 2026 | 20:15

Në Cërrik, 72-vjeçari Enver Mustafaj vijon të mbetet një figurë e veçantë për komunitetin lokal, duke riparuar biçikleta prej më shumë se 35 vitesh.

Që në moshën 14-vjeçare i apasionuar pas mekanikës, ai thotë se puna me biçikletat është jeta e tij:

“Unë këtë punë e kam pasur shumë qejf. Nuk e lë dot, edhe pse shpërblimi nuk është gjithmonë i mirë.”

Ai kujton me nostalgji modelet e vjetra të biçikletave dhe thotë se i mban mend të gjitha emrat e tyre.

Edhe sot, në moshë të thyer, Enveri vazhdon të udhëtojë vetë me biçikletë në distanca të gjata, duke treguar se pasioni nuk njeh moshë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026

Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore

Rreth 29 maturantë janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore për shkelje të rregullores gjatë tre provimeve të zhvilluara deri më tani. Sipas Ministrisë së...
20:49 | 22/06/2026

Trajtimi me fizioterapi, Mone: Problemet janë nga më të ndryshmet

Dhjetëra pacientë paraqiten çdo ditë në shërbimin e fizioterapisë pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Krahas shërbimit për pacientët e shtruar në spital që kanë nevojë për rehabilitim,...
20:39 | 22/06/2026