Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shtyn seancën për më 20 maj

13 Maj 2026 | 13:28

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë, si “arrest shtëpie”, “detyrim paraqitje” ose garanci pasurore në vlerën e 2 milionë lekëve, në kuadër të dosjes së SASPAK.

Mbrojtja e tij ka përdorur si një nga argumentet edhe vendimin e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë lidhur me kriteret për paraburgimin.

Seanca në Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pas kërkesës së prokurores Elida Kaçkini, e cila deklaroi se i nevojitet më shumë kohë për t’u përgatitur mbi prapësimet ndaj kërkesës së mbrojtjes. Seanca e radhës është caktuar më 20 maj, në orën 09:30.

Beqaj mbahet në paraburgim prej korrikut 2024 për dosjen e SASPAK, ku akuzohet për abuzim me donacionet e huaja. Ndërkohë, për dosjen e sterilizimit ai po gjykohet pa masë sigurie.

Ish-drejtori i kësaj agjencie përballet me disa akuza, mes tyre “korrupsion pasiv” i kryer në bashkëpunim, “shkelje e barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh”, “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “fshehje apo deklarim i rremë pasurie”.

Dosja e SASPAK ndodhet ende në fazën e seancës paraprake dhe ende nuk është marrë një vendim mbi kërkesën e Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kalimin e çështjes për gjykim. Nga ana tjetër, avokatët e Beqajt kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026