Kongresmeni Keith Self kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO: Nevojitet për stabilitetin në Ballkan!
Kongresmeni amerikan Keith Self ka bërë thirrje për rritjen e presionit diplomatik ndaj pesë vendeve anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke theksuar se integrimi i plotë i saj në strukturat euroatlantike është thelbësor për stabilitetin e rajonit.
Self i bëri deklaratat gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, ku u diskutua mbi zhvillimet e sigurisë në Ballkan dhe rolin e SHBA-së në Evropën Juglindore.
Sipas kongresmenit republikan, fakti që disa shtete të NATO-s vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës krijon pengesa politike dhe institucionale që frenojnë avancimin e saj në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
“Njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në të ardhmen në NATO janë elemente kyçe për garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan”, deklaroi Self.
Ai nënvizoi se në kushtet e tensioneve globale dhe sfidave të reja të sigurisë, mbështetja amerikane për Kosovën mbetet vendimtare jo vetëm për rajonin, por edhe për forcimin e demokracisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.
Self shtoi gjithashtu se angazhimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor duhet të vazhdojë, përfshirë koordinimin më të ngushtë me aleatët e NATO-s lidhur me çështjen e Kosovës.
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga shumica e vendeve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, megjithatë pesë shtete të Aleancës vijojnë të mos e njohin atë, duke mbetur një nga pengesat kryesore në procesin e integrimit ndërkombëtar të Prishtinës.
Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 08:58 Kryeministri i ri i Britanisë premton se do të kufizojë koston e biletave të autobusëve
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi