Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për naftën dhe benzinën
Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e tij të radhës çmime të reja tavan për shitjen e karburanteve në tregun vendas, të cilat hyjnë në fuqi ditën e sotme në orën 13:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në një vendimmarrje të re.
Sipas vendimit të publikuar, çmimi i shitjes me pakicë për nënproduktin gazoil (standard SSH EN 590) nuk duhet të kalojë 198 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në 186 lekë/litër.
Ndërkohë, për benzinën (standard SSH EN), çmimi i shitjes me pakicë është caktuar në 185 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë në 173 lekë/litër.
Bordi ka theksuar se operatorët e tregut të karburanteve janë të detyruar të zbatojnë vendimin, ndërsa në rast shkeljesh parashikohen masa administrative, përfshirë edhe pezullimin e aktivitetit.
Në njoftim theksohet gjithashtu angazhimi i institucioneve shtetërore, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të garantuar konkurrencë të ndershme në treg.
Sipas sqarimit shoqërues, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, në rast se çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose i benzinës 200 lekë/litër, aplikohet niveli i reduktuar i akcizës në masën 80%. Megjithatë, me çmimet aktuale të përcaktuara, ato mbeten nën këtë kufi dhe për rrjedhojë akciza do të vazhdojë të zbatohet në nivelin e plotë, 100%.
Rama: Investitorët e Zvërnecit kanë zhvilluar një nga destinacionet më të vizituara në Katar
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Një në tre shqiptarë nuk mund të paguajë qiranë, faturat apo pushimet
- 08:17 Përshkallëzimi i konfliktit Iran-Izrael rrit sërish çmimet e naftës
- 08:11 Numërohen mbi 99% e votave, rezultatet e fundit nga Kosova
- 08:06 Britania, Franca dhe Gjermania kërkojnë dialog Ukrainë-Rusi me pjesëmarrjen e SHBA-së dhe Evropës
- 08:00 Xi Jinping mbërrin në Korenë e Veriut për një samit të rrallë me Kim Jong Un
- 07:57 Sulmet iraniane, Netanyahu thërret takim urgjent të kabinetit të sigurisë
- 07:43 Trump ndërpret intervistën, nervozohet me gazetaren: Ose je budallaqe ose e korruptuar (VIDEO)