Vengu: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut treguan sërish se gjuha nuk lyp leje
Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me protestën e kësaj të hënë të zhvilluar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Vengu shkruan se studentët shqiptarë treguan se gjuha nuk kërkon leje.
Ai theksoi se kësaj herë në protestë kishte më edhe më shumë mbështetje nga studentët nga Tiranë por dhe nga të gjithë shqiptarët. Vengu ndër të tjera shkruan se këto protesta paqësore janë zëri i një të drejte themelore, larg tensioneve që sipas tij nuk kanë vend në fqinjësinë e mirë.
“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e treguan sërish se “gjuha nuk lyp leje”. Kësaj here më të shumtë, më energjikë dhe me mbështetjen e studentëve nga Tirana dhe nga gjithë shqiptaria. Edhe kur dikush mendon se mund të ndalojë studentët me pengesa burokratike, energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj.
Një shembull europian në zemër të Shkupit se si protesta paqësore dhe qytetare mund të kthehet në zërin e një të drejte themelore, larg tensioneve që nuk kanë vend në fqinjësinë e mirë ku synojmë të jetojmë bashkë. E drejtë dje, e drejtë sot dhe më e fortë çdo ditë, deri në fitoren e saj. Gjithmonë me ju”, shkruan Vengu.
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë