Hidhet shorti, kush është trupa që do të gjykojë Metën dhe Kryemadhin

19 Maj 2026 | 11:23

Pas ndarjes së dosjes “Meta”, është përcaktuar edhe trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen në Gjykatë ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të cilët nuk pranuan gjykimin e shkurtuar dhe do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Sipas shortit të hedhur, gjyqtarët Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Marinela Osmani do të shqyrtojnë dosjen penale ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërkohë, për personat e tjerë të përfshirë në të njëjtën dosje, përfshirë Fatime Kryemadhin, gjykimi do të vijojë me procedurë të shkurtuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026

Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik

Me 78 vota pro, Ismail Shehu u zgjodh sot nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik. Në votimin e kandidaturës së Shehut pati...
17:47 | 23/07/2026