Kampionati Europian i Socca-s ngre siparin në “Shtëpinë e Futbollit”, Shqipëria e nis me fitore 5-0 ndaj Turqisë
Kampionati Europian i Socca-s ngriti sot zyrtarisht siparin në Shqipëri, në një atmosferë festive në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, që për ditët e turneut është shndërruar në epiqendrën e minifutbollit europian.
Gjatë gjithë ditës u zhvilluan ndeshjet e para të fazës së grupeve, ndërsa mbrëmja kulmoi me ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit. Spektakli i organizuar përpara ndeshjes së Shqipërisë solli muzikë, performanca artistike dhe një atmosferë elektrizuese në mini-stadiumin e ndërtuar posaçërisht për këtë kampionat.
Në orën 21:00 nisi edhe sfida mes Shqipërisë dhe Turqisë, ku Kombëtarja shqiptare e Socca-s e nisi me fitore rrugëtimin europian, duke triumfuar me rezultatin 5-0.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko dominoi takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me golin e Flavio Prendit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë.
Në pjesën e dytë, Shqipëria vulosi fitoren me katër gola të tjerë. Fillimisht realizoi Xhuljan Reçi, më pas Jahmir Hyka shënoi golin e tretë në minutën e 33-të, ndërsa Mario Ademi realizoi golin e katërt vetëm një minutë më vonë. Në fundin e takimit, Mehmet Hoxha shënoi edhe golin e pestë pas një asist perfekt nga Mentor Mazrekaj.
Për ndeshjen ndaj Turqisë, trajneri Sejko u paraqit me këtë grup lojtarësh: Bleron Berisha, Joanc Duqi, Flavio Prendi, Irvi Bylyku, Oltion Rapa, Erald Leci, Jahmir Hyka, Xhulian Reci, Guido Tepshi, Endrit Kaca, Mehmet Hoxha, Kejd Myrta, Mario Ademi, Mentor Mazrekaj dhe Arvi Shala.
Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë të Grupit A ndaj Qipros, takim që do të zhvillohet në orën 20:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.






A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 10:30 Pakistani konfirmon: Zvicra do të presë bisedimet SHBA-Iran brenda 2 ditësh
- 10:15 Do të furnizonte me drogë zona të ndryshme të Tiranës, në pranga 44-vjeçari
- 10:13 Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e monedhat kryesore
- 09:57 Kampi i Kongos: Ebola mund të përhapet me shpejtësi, të paktën 30 vdekje
- 09:57 Përplasja Trump-Meloni, Spanja dhe Belgjika mbështesin kryeministren italiane: Mjaft me fyerjet nga Shtëpia e Bardhë
- 09:47 Perandoria e Elon Musk, kompanitë që fshihen pas njeriut më të pasur në botë