Aktivisti Baki Goxhaj mbërrin pas kthimit nga Gaza! Përqafohet me izraelitin

22 Maj 2026 | 13:12

Një grup aktivistësh dhe familjarësh pritën këtë të premte Baki Goxhajn në aeroportin e Rinasit, pas kthimit të tij nga Lindja e Mesme. Mes të pranishmëve ndodhej edhe një shtetas izraelit, me të cilin Goxhaj u përqafua mes emocionesh dhe lotësh.

Goxhaj ishte ndaluar nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare, ndërsa ishte pjesë e flotiljes “Sumud”, e nisur drejt Gazës në kuadër të një misioni humanitar për dërgimin e ndihmave.

Në një prononcim për mediat, ai rrëfeu momentet e vështira gjatë ndalimit, duke pretenduar se kishte përjetuar trajtime çnjerëzore nga ushtarët izraelitë.

Sipas tij, aktivistët në bord janë përballur me presion dhe dhunë fizike gjatë ndërhyrjes së forcave izraelite.

“Unë jam nga Vlora dhe vitet e fundit jam angazhuar si aktivist për çështjen palestineze, për t’i dhënë fund gjenocidit dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po zgjat prej 80 vitesh si një plagë e hapur në botën moderne. Organizata që merret me organizimin e flotiljes është online dhe ka hapur aplikime për t’u bërë pjesë e flotiljes. Edhe unë, pasi u informova, ndoqa procedurat për t’u bërë pjesë e saj. Rreth 10 ditë më parë u nisëm. Ne ishim në ujëra ndërkombëtare kur pamë disa anije të mëdha dhe dy skafe të fuqishëm që po afroheshin. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, nuk ishte e mundur. Duke u afruar, na kërcënuan dhe qëlluan me armë; nuk e di nëse ishin plumba të vërtetë.

Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve; mua më lidhën edhe sytë, sepse isha pak i zëshëm duke kërkuar të na lironin. Na morën zvarrë dhe na çuan në një anije të madhe të sajuar me kontejnerë, ku kemi qëndruar 2 ditë e 2 net si bagëti. Në anije kishim vetëm ujë për të pirë dhe bukë të thatë. Kam qenë aty dhe e kam parë me sytë e mi; kam dëgjuar një vajzë palestineze jo shumë larg meje që më pas u dhunua. E kam parë gjithë skenën”-, tha Goxhaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet vrasja e 40-vjeçarit në Laç, shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili u ekzekutua me armë zjarri...
09:42 | 10/07/2026

40-vjeçari plagos me thikë gruan në Durrës, shpallet në kërkim. Policia jep detajet e para

Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Durrësit. Një 40-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij 32-vjeçare. Policia bën...
09:30 | 10/07/2026

Telefonata e Trump me Netanyahu-n, detaje nga bisedimet. Në fokus lëvizjet amerikane në Gjirin Persik

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu zhvilluan një telefonatë të enjten në mbrëmje. Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit izraelit....
07:58 | 10/07/2026