I shoqëruar nga bashkëshortja, Berisha voton për kreun e PD-së: Proces shembullor dhe demokratik

23 Maj 2026 | 11:30

Kryedemokrati, Sali Berisha këtë të shtunë ka marrë pjesë në procesin e votimit ku ai është kandidati i vetëm për kreun e Partisë Demokratike. Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha.

Pas votimit, Berisha u shpreh se procesi është demokratik dhe shembullor. Ai ftoi demokratët që ende nuk kanë votuar të përmbushin detyrimin e tyre të cilin e cilësoi të rëndësishë.

“Përshëndes demokratët që kanë votuar gjer tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor, në një proces në të cilin në mënyrën më demokratike i shprehin besimin, shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër të tij.

Me ketë rast ftoj demokratët që nuk kanë votuar të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm ndaj një procesi më demokratik qe ekziston në të gjitha partitë moderne, evropiane dhe botërore. I garantoj se do të përmbush me përkushtim të madh detyrimet e mia ndaj besimit të tyre”, tha ai.

Berisha gjithashtu u pyet nga gazetarët lidhur me reagimin e Ervin Salianjit i cili ka publikuar foto ku demokratët kanë shënuar emrin e tij për kreun e ri të PD. Ai tha se asnjë përfaqësuesi i botës së krimit nuk do ka vend në këtë parti.

“Unë besoj se përplitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit, nuk mundet të përlyejnë këtë proces më demokrat në Shqipëri. Përfaqësuesit e botës së krimit nuk do kenë vend kurrë në këtë parti.

Ndarja jonë me botën e krimit, është ndarje për jetë e vdekje. Kjo është zgjedhje përfundimtare e jona. Askush nuk mund të mendojë se të konsiderojë fuqi në këtë parti, fuqinë e krimit. Zero”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026