4 destinacione historike që mund të mos i keni dëgjuar më parë nga Mati
Me një popullsi prej rreth 62 mijë banorësh (census 2001) rrethi e ka marrë emrin prej Lumit Mat i cili rrjedh mes për mes vendit.
Udhëtarët vendosën që këtë javë të njihen me disa prej pikave më të rëndësishme historike të këtij rrethi disa prej të cilave datojnë që prej epokës së heroit kombëtar të Shqipërise, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Më poshtë, 4 destinacione të rëndësishme historike nga Mati.
Livadhi i Turkut
Rreth dy orë larg nga qendra e Matit ndodhet Livadhi i Turkut nga ku mund të shihet e gjithë Lugina e Matit. Zona është e rrethuar me pemë të larta të cilat janë dëshmitare të jetëgjatësisë së tyre.

Varri i Turkut
Menjëherë pasi kalon Livadhin e Turkut, gjendet dhe Varri i Turkut, i kthyer në një pikë pelegrinazhi. Sipas banorëve të zonës, varri i përket një funksionari të lartë të periudhës së Perandorisë Osmane i cili kishte rënë në betejë gjatë një përballje me ushtrinë shqiptare.

Kepi i Skënderbeut
Sipas gojëdhënës që rrëfehet nga banorët e zonës, kur Skënderbeu po kalonte me ushtrinë e tij nëpër shtigjet e maleve të Matit u gjend përpara një shkëmbi i cili kishte përpara një humnerë dhe falë aftësive ai mundi ta kapërcejë atë me kalin e tij ndaj mori dhe emrin e tij.

Muzeu historik i Matit
Muzeu historik i rrethit të Matit iu ofron turistëve të gjithë vlerat historike dhe etnografike të kësaj treve. Pavijonet fillojnë me periudhën neolitike, e më pas vijojnë me prezantimin e kulturës ilire të Matit ku mund të shihni dhe stolitë karakteristike të përdorura asokohe të nga banorët e kësaj zone.

LEXONI GJITHASHTU
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq