Deklarata e gazetarit grek në Euronews, reagon Bushati: Ishim pranë një kompromisi historik

25 Maj 2026 | 18:56

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me një deklaratë të gazetarit grek Spiros Sideris në Euronews, sipas së cilës Bushati dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, kishin qenë pranë arritjes së një marrëveshjeje historike me Greqinë, e cila më pas nuk u arrit.

Bushati ka publikuar në “story” deklaratën e gazetarit grek, ndërsa shkruan:

“Në vitin 2018 ishim pranë një kompromisi historik mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi do të mbylleshin të gjitha çështjet e pazgjidhura mes nesh në mënyrë të drejtë. Ndoshta Shqipëria dhe Greqia nuk ishin gati për këtë kompromis, por sot mund të jenë pjekur kushtet. Ndaj duhen zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme në tërësi, e jo adresim i çështjeve në mënyrë selektive”, shkruan Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026