“Shqiptaria është me Shkupin!”, protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV

26 Maj 2026 | 17:10

Studentëve shqiptarë kanë organizuar një protestë në Tiranë në mbështetje të moshatarëve të tyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe.

Studentët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, me pankarta ku shkruhet: “Jemi të gjithë bashkë”, “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve” etj.

Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, studentët do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

2 Updates
17:37

Protesta për gjuhën shqipe, studentët marshojnë drejt ambasadës së RMV

Studentëve shqiptarë kanë organizuar një protestë në Tiranë në mbështetje të moshatarëve të tyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe.
Studentët u grumbulluan në sheshin Skënderbej ku mbajtën disa fjalime dhe më tej nisën marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

🔗 Shpërndaje
17:33

Protesta në Tiranë, studenti nga Maqedonia e Veriut: Gjuha shqipe është kujtesa jonë, është amanet

Studentëve shqiptarë kanë organizuar një protestë në Tiranë në mbështetje të moshatarëve të tyre në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të realizuar provimet në gjuhën shqipe.

Në fjalën e mbajtur një prej studentëve nga Maqedonia e Veriut tha se gjuha shqipe është amanet dhe identitet kombëtar ndaj ata nuk do heshtin deri në arritjen e të drejtës së tyre legjitime.

 “Na thanë se jemi vetëm, se do të lodhemi! E kishin gabim! Kush foli për ju, kush flet për ne, heshtën? Gjuha shqipe është kujtesa jonë, amaneti që na kanë lënë brezat që nuk u përkulën kurrë. Gjuha na mbajti gjallë kur perandoritë erdhën dhe ranë. Gjuha na bashkoi kur na ndanë. Sot na thonë se duhet të kërkojmë leje për ta përdorur? Jo, kurrë! Ne s’kemi karrige për të ruajtur! Ne kemi vetëm gjuhën tonë”, tha njëri prej protestuesve nga Maqedonia e Veriut.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026