Berisha uron Kurban Bajramin: Sakrificat e qytetarëve të pranohen dhe të kthehen në mbarë

27 Maj 2026 | 10:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij, Berisha uroi që sakrificat e qytetarëve shqiptarë të pranohen dhe të kthehen në mbarësi, shëndet dhe sukses për familjet dhe kombin.

Mesazhi i Kryetarit të PD, Sali Berisha:
Gëzuar Kurban Bajramin!
Miq, sot besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin.
Le të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë tonën dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar.
Bajramin tjetër më mirë ta festojmë. Gëzuar!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bregu: Protestuesit nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti

Pedagogu Zylyftar Bregu komentoi në Euronews Albania protestat qytetare që po zhvillohen në vend, duke theksuar se emëruesi i përbashkët i pjesëmarrësve është ndjenja e...
22:54 | 20/06/2026

Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë

Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së kësaj të shtune në Tiranë, kanë vendosur që ta kalojnë natën në sheshin para...
21:35 | 20/06/2026

Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë në qendër të Tiranës në kuadër të protestës së 21-të qytetare, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë...
20:56 | 20/06/2026