Këshilli Bashkiak i Shkodrës vendos çmimin tavan për shezlongët, jo më shumë se 900 lekë në Velipojë

29 Maj 2026 | 14:34

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës u miratuan një sërë pikash të rëndësishme, ndër të cilat edhe projektvendimi për çmimet tavan për dhënien me qira ditore të çadrave dhe shezlongëve në plazhin e Velipojës për sezonin turistik 2026.

Sipas vendimit të miratuar, çmimi maksimal për një çadër me dy shezlongë do të jetë deri në 900 lekë me TVSH, ndërsa për një gazebo çmimi nuk do të kalojë 1500 lekë me TVSH.

Mësohet se vendimi u votua me 26 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenime.

Duke vlerësuar nevojën për garantimin e një niveli tarifor të përballueshëm për familjet dhe vizitorët ditorë, sigurimin e një raporti të drejtë midis kostos së ofrimit të shërbimit dhe çmimit të aplikuar, si dhe nxitjen e konkurrencës së ndershme ndërmjet subjekteve private dhe shmangien e praktikave abuzive, u theksua se ky vendim synon të mbajë nën kontroll tarifat gjatë sezonit veror.

Qëllimi është shmangia e abuzimeve me çmimet dhe garantimi i më shumë aksesit për pushuesit që frekuentojnë plazhin e Velipojës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026