Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!

31 Maj 2026 | 21:06

Pastori Akil Pano i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëëzimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Pastori e ka krahasuar këtë udhëzim me ligjin për surrogacinë i cili nuk kaloi në Parlament.

Ai theksoi se ky udhëzim është një formë e re e ligjit të surrogacisë. Pano e ka cilësuar si një udhëzim që në thelb synon të shkatërrojë familjen.

“Ky udhëzim në thelb është një pjesë e nxjerrë jashtë ligjit të surrogacisë që ishte një kapitull më vete, që trajtonte çështjen e terapisë hormonale tek fëmijët 14 deri në 16 vjeçarë. Madje aty ishte vendosur dhe ndërhyrje kirurgjikale me prerje. Pra, jo vetëm kastrim kimik të fëmijëve, por ndërhyrje kirurgjikale me prerje. Këtë e ke te ligji për surrogacinë që nuk kaloi në parlament.

Tani këtë pasazh nga ligji, që këta nuk e kaluan, e sjellin në formën e një urdhëri dhe ja bëjnë me dije shqiptarëve dhe e çojmë në QSUT. Jo thjesht si një orientim. Një urdhër është një urdhër që duhet të zbatohet. Tani historia është e tillë.

Mbase një pjesë e shqiptarëve nuk e kuptojnë se çfarë është terapia hormonale dhe çfarë është kjo histori. Kjo nuk është një histori shqiptare. Kjo është një histori që lidhet me politikat e ekstremit të majtë, lëvizjes woke, lëvizjes globaliste që synojnë në thelb të shkatërrojnë familjen.

Pra, në qoftë se shqiptarëve deri tani ju është rrëmbyer liria, po ju rrëmbehen pronat dhe tokat, domeni i fundit është, kështjella e fundit e lirisë është familja, janë fëmijët, mbrojtja e fëmijëve tanë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026