Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar

31 Maj 2026 | 21:48

Dom Mark Pashkja i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Dom Pashkja ka deklaruar se njeh raste që kanë ndryshuar gjininë dhe janë penduar.

Ai theksoi se në Amerikë ka pafundësisht raste, të cilët kanë bërë një hap të tillë duke kryer operacione që kanë rezultuar fatale. Sipas tij një pjesë e mirë kanë përfunduar në vetëvrasje.

Ndër të tjera ai citoi një studim të një shoqate amerikane ku thuhej se 95% në fundin e jetës, transgjinorët përfundojnë të penduar. Ai e cilësoi si diçka katastrofike dhe vrastare për jetën.

“Pyetja ime është shumë e thjeshtë: Çfarë nevoje ka Shqipëria për këtë ligj? Ne të gjithë e dimë se jemi duke u përballur me një shpopullim të frikshëm. Zonat rurale janë duke u shpopulluar, familjet shqiptare gjithnjë e më pak kanë fëmijë, shkollat janë duke u mbyllur dhe propozohet ky ligj që është totalisht ligj shkatërrimtar për familjen, që të cenon e tenton të shkatërrojë dhe ato, nëse themi kështu, që kanë mbetur.

Gjëja e dytë, unë nuk besoj që brenda shoqërisë sonë shqiptare ka një problematikë aq të theksuar me ndjeshmërinë e personave që të krijojnë këtë ligj që në fakt do të dëmtojë më shumë ato që nuk kanë nevojë. Gjëja e parë që më godet duke parë ligjin është, thotë për trajtimin hormonal.

Doktori e di shumë më mirë, kur flasim për fjalën trajtim automatikisht të shkon në mend për një sëmundje, për një keqfunksionim të sistemit tonë trupor, psikologjik apo të diçkaje tjetër. Në fakt këtu kemi të bëjmë me trajtimin e diçkaje që në fakt është totalisht normale, sepse ne të gjithë e dimë që fakti me i të ndjerit vajzë, me u ndier djalë janë probleme adoleshenciale, psikologjike. Dhe cili është kontrasti shumë i madh?

Është që për një diçka mendore, shpirtërore, nëse do edhe psikologjike, kemi një trajtim të mirëfilltë duke shkuar te pjesa kirurgjike, sepse finaliteti i këtij akti është pikërisht që të hyhet e të ndërhyhet me pasoja fatale për të ardhmen e njerëzve. Gjëja e tretë që mua më bën shumë përshtypje është ajo që tha avokati përpara. Pompohet me të madhe që janë, biles, edhe disa që duan me bë me justifiku të pajustifikueshmen, thonë që vjen prej Bashkimit Europian.

Në radhë të parë njëherë, nuk është e vërtetë fare sepse brenda Bashkimit Europian ka vende që s’e kanë fare këtë praktikë, dhe pastori e di shumë mirë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026