U padit për shpifje nga biznesmeni, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Braçen

3 Qershor 2026 | 13:19

Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm deputetin socialist Erion Braçe, i paditur për shpifje nga biznesmeni Anduel Çekrezi.

Gjatë seancës, avokati Elis Bilali, teksa lexonte konkluzionet përfundimtare, deklaroi se Anduel Çekrezi disponon dokumente të rregullta pronësie. Sipas tij, deputeti kishte bërë postime ndaj Çekrezit që, në thelb, kishin karakter diskriminues.

Nga ana e tij, biznesmeni Anduel Çekrezi u shpreh se prej tre vitesh është etiketuar padrejtësisht nga një person që ka qenë edhe zv/kryeministër. Ai tha se problemi nuk qëndronte te blerja e një toke private, por te mospranimi për të investuar në tokë shtetërore. Çekrezi theksoi se nuk kërkon privilegj, por drejtësi.

Ndërkohë, në sallën e gjyqit u dëgjua edhe qëndrimi i deputetit Erion Braçe, i cili tha se ka zgjedhur të mbrojë interesin publik. Ai u shpreh se emrin e biznesmenit nuk e ka përmendur, por vetëm mbiemrin, dhe se nuk takohet me biznesmenë për shkak të konfliktit të interesit.

Braçe shtoi se vëllain e Anduel Çekrezit e ka pritur me porosi të kryeministrit Edi Rama, duke i paraqitur ligjin dhe duke i kërkuar të mos vazhdojë më tej. Ai tha gjithashtu se e ka ftuar në Divjakë, ku sipas tij është krijuar një zonë tjetër për investime në park fotovoltaik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026