E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale (EMRI)

6 Qershor 2026 | 13:23

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Policia e Lezhës në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin, ku një 85-vjeçare dyshohet se është vrarë nga vajza e saj.

Sipas hetimeve, shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën më 30.04.2026 si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa fillimisht rasti është raportuar si vdekje natyrale dhe nuk është njoftuar Policia.

Nga veprimet hetimore rezulton se autore e dyshuar e ngjarjes është vajza e viktimës, shtetasja Violeta Shpani, 57 vjeçe, e cila jetonte në të njëjtën banesë me të ndjerën dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të hetimeve, Policia e Lezhës ka ndaluar 57-vjeçaren, e dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Si provë materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), së bashku me prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Gjithashtu, materialet procedurale janë referuar në gjendje të lirë edhe për shtetasen A. Ll., me detyrë mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ka plotësuar aktin e vdekjes duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe pa njoftuar organet e rendit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Odat e polifonisë”, rreth 80 të rinj në Gjirokastër interpretojnë folklorin dhe polifoninë

Vlerat e folkut, riteve, këngëve dhe valleve popullore të Qarkut të Gjirokastrës po transmetohen tek fëmijët dhe të rinjtë. Edicioni i 5-të i Festivalit Folklorik...
14:44 | 06/06/2026

Check-up falas, Ministria: Jemi në proces të heqjes së kufirit mbi 70 vjeç

Kontrrolli mjeksor bazë apo siç njihet ndryshe check-up ende nuk ka nisur të ofrohet për personat mbi 70 vjeç. Programi i qeverisë ka parashikuar që...
14:37 | 06/06/2026

Ushqimi i pasigurt, OBSH: 1 në 9 persona në botë sëmuren nga ushqimi i kontaminuar

Gati 1 në 9 persona në botë sëmuret çdo vit nga ushqimi i kontaminuar, ndërsa mbi 1.5 milionë njerëz humbin jetën si pasojë e ushqimit...
14:31 | 06/06/2026