“Kosova është me Shqipërinë”, protestuesi nga Prishtina mban fjalim para Kryeministrisë
Një nga protestuesit që i është bashkuar protestës në Tiranë dhe fjalimit në foltoren e krijuar nga vet qytetarët vjen nga Kosova. Mes emocionesh, ai ka disa thirrje për shqiptarët që të mos dorëzohen përballë kësaj kauze të ngritur, të rezistojnë që të fitojnë. Ai shprehet se Kosova është me çdo protestues dhe mbështet Shqipërinë.
Në kryeqytet, ashtu si ditët e shkuara janë mbledhur një numër i lartë qytetarësh, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në ditën e 7-të të protestës për çështjen e zonave të mbrojtura.
Me flamuj dhe pankarta në duar, pas marshimit në bulevard, protestuesit u ndalën para godinës së Kryeministrisë.
Prej ditësh, qytetarë dhe aktivistë kanë protestuar në kryeqytet ndërsa kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e kryeministrit; shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë; shfuqizimin e Paketës së Maleve; anulimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura; si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
Dita e dytë e protestës në Korçë, fëmijë e të rritur mbajnë pankarta e fjalime
- 20:51 Mbyllet pjesa e parë, Luksemburgu kryeson 1-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”
- 20:24 Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, sot në protestë vetëm 2 mijë pjesëmarrës
- 20:01 Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
- 19:32 Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 19:28 Sekretari amerikan i Mbrojtjes në Francë me bashkëshorten dhe 6 fëmijët e tij, ngrihen shqetësime për kostot e sigurisë
- 19:22 Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”