Furnizonin dhe shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 2 persona në Tiranë! Sekuestrohet 1 kg heroinë
Shpërndante lëndë narkotike të forta, arrestohen 2 persona në Tiranë
Finalizohet faza e tretë e operacionit policor të koduar “Zonat”.
Goditet një tjetër rast i furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.
Sekuestrohen mbi 1 kg heroinë. Vihen në pranga 2 shtetas.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi me sukses fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Zonat”, duke goditur një tjetër rast të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.
Si rezultat i kësaj faze të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, dhe Zh. P., 35 vjeç, banues në Gjirokastër.
Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, në rrugën “Prokop Mina”.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kg e 71 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas do të furnizonin shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Tiranës së Re.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Gjatë fazave të para dhe të dytë të operacionit “Zonat”, janë sekuestruar mbi 1 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe janë vënë në pranga dy poseduesit e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Zhduket i riu në Tiranë, kërkimet për 34-vjeçarin vijojnë prej katër ditësh
Ishte denoncuar i humbur, gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku
Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg të ekstraduarin nga Italia, Sajmir Kolaverin
- 12:58 Zhduket i riu në Tiranë, kërkimet për 34-vjeçarin vijojnë prej katër ditësh
- 12:35 Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, pjesëmarrja kaloi 8% deri në orën 11:00. Procesi i votimit vijon
- 12:34 AF Elbasani dhe Armand Duka reagojnë pas ndarjes nga jeta të Fatjon Bunjakut
- 12:23 Bedri Hamza voton me familjen: Dilni në votime, sot vendosim për katër vitet e ardhshme
- 12:14 Tre tërmete të forta tronditin Athinën, sa ishin magnitudat
- 12:10 Ishte denoncuar i humbur, gjendet i pajetë në lumin Mat ish-efektivi i Gardës, Flamur Kolmarku