Lumir Abdixhiku voton në Prishtinë: Zgjedhjet janë festë e demokracisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar këtë të diel në zgjedhjet parlamentare, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Pas votimit, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Ai theksoi se zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit, duke i cilësuar si “festë të demokracisë dhe shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.
“Zgjedhjet janë festë për popullin tonë. Janë festë e demokracisë, shprehjes së lirë të vullnetit të popullit të Kosovës. Siç kemi dëshmuar tash e sa kohë dhe tash shpesh kohët e fundit, Kosova organizon zgjedhje të mira, të mbara dhe demokratike. Sot presim këtë ditë të mirë të kemi zgjedhje të mira dhe demokratike”, deklaroi ai.
Ai shtoi se brenda ditës së votimit vendoset fati i qeverisjes për katër vitet e ardhshme.
“Sot është një ditë ku brenda 12 orëve vendoset fati i republikës për katër vitet e ardhshme. Në këtë drejtim pres pjesëmarrje masive të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.
Ndalohen dy persona në Kosovë, dyshohet se grisën fletët e votimit
Dardan Molliqaj voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin masivisht në votime
Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve
- 15:26 Ndalohen dy persona në Kosovë, dyshohet se grisën fletët e votimit
- 15:13 Zjarr i madh në një port peshkimi në Ekuador, shkatërrohen dhjetëra anije
- 14:37 Shkeli perimetrin e sigurisë, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues në Borsh
- 14:19 Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
- 14:08 Dardan Molliqaj voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin masivisht në votime
- 13:57 Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve