Korrupsioni pengon biznesin, “AmCham”: Bëni transparencë në administratë, rajoni tërheq më shumë

28 Qershor 2021 | 13:58

Dhoma Amerikane e sheh korrupsionin si problemin më të madh që po cenon aktivitetin ekonomik në vend dhe kërkon luftë pa kompromis, me gjoba konkrete ndaj abuzuesve. Në publikimin e axhendës së investimeve 2021, biznesi amerikan liston një sërë rekomandimesh për qeverinë, ku përfshihet llogaridhënia për krijimin e besueshmërisë në publik.

“Aplikoni shërbime të përparuara ose plotësisht transparente për platformat publike për agjenci si Kadastra, Dogana, Administrata Tatimore dhe Prokurimi Publik”, lexohet në axhendën e Dhomës Amerikane.

Dhoma Amerikane i rekomandon qeverisë një strategji për tërheqjen e investimeve të huaja, monitoruar dhe implementuar nga nivelet më të larta në qeveri, duke shkurtuar proceset burokratike për të bërë investime.

“Shqipëria renditet me pikë të ulëta nga Banka Botërore për kohën që duhet për të përfunduar një investim. Maqedonia e Veriut dhe Serbia për shembull, kanë krijuar një proces më të shpejtë dhe ky është një faktor kryesor përcaktues edhe për investitorët e Dhomës Amerikane”, theksohet në axhendë.

Rekomandimet synojnë edhe krijimin e një sistemi transparent dhe pa ndikim politik tek prokurimet publike si dhe garantimin e konsultimit publik gjithëpërfshirës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026